Publikohet orari i Lojërave Olimpike, zbulohen datat kur mund të garojnë kosovarët

  • 17 April 2019 - 10:39
Publikohet orari i Lojërave Olimpike, zbulohen datat kur mund të garojnë kosovarët

Lojërat Olimpike Tokio 2020, po afrohen. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON) ka publikuar orarin e garave, kur kanë mbetur edhe 15 muaj deri në fillimin e tyre.

Lojërat Olimpike Tokio 2020, do të mbahen prej 24 korrik deri më 9 gusht të vitit të ardhshëm në kryeqytetin e Japonisë.

Për Ekipin Olimpik të Kosovës, Tokio 2020 do të jenë Lojërat e dyta Olimpike, pas debutimit në Rio 2016, ku fitoi medaljen e artë me xhudisten Majlinda Kelmendin.

Pikërisht në sportin e xhudos, momentalisht pesë garues – Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Loriana Kuka e Akil Gjakova – janë brenda normës Olimpike.

Sipas orarit të publikuar, xhudo do të zhvillojë gara në katër ditë të ndryshme.

Gjithnjë nëse arrijnë të kualifikohen, kategoria e Distria Krasniqit (-48 kg) do të garojë më 25 korrik, e Majlinda Kelmendit (-52 kg) më 26 korrik, ndërsa Akili e Nora Gjakova do të garojnë më 27 korrik. Loriana Kuka me kategorinë e saj (-78 kg), do të garojnë më 30 korrik.

Ceremonia hapëse e LO Tokio 2020 zhvillohet më 24 korrik 2020.

Orarin e garave mund ta gjeni duke klikuar në këtë link:  

(Kosova Sot)