Trajneri i Portos: Liverpooli është ekipi më i mirë në botë… nganjëherë

  • 17 April 2019 - 14:19
Trajneri i Portos: Liverpooli është ekipi më i mirë në botë… nganjëherë

Trajneri i Portos, Sergio Conceicao, është i emocionuar për ndeshjen kundër Liverpoolit, në kuadër të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve, pasi që beson se kundërshtari i skuadrës së tij është nganjëherë më i miri në botë.

Lideri aktual i Premierligës, Liverpooli, triumfoi me rezultat 2:0 në ndeshjen e parë kundër Portos dhe është favorit për të arritur në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ku kundërshtar do ta ketë Barcelonën.

Porto kishte pësuar disfatë me rezultat 5:0 në shtëpi në ndeshjen e sezonit të kaluar kundër skuadrës së Jurgen Kloppit, në fazën e 1/8 të finales. Klubi portugez nuk ka arritur asnjëherë ta përmbysë rezultatin pas disfatës prej dy golash në ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve.

Conceicao e pranon se ata do të përballen me një test të vështirë, por është i emocionuar që e ka mundësinë të përballen drejtpërdrejt edhe një herë me pesë-herë kampionin evropian.

“Nuk ka motivim më të madh sesa të garosh në çerekfinale dhe ta arrish një përmbysje historike të rezultatit. Më pëlqen mënyra se si luan Liverpooli. Nganjëherë, Liverpooli është ekipi më i mirë në botë”, është shprehur Conceicao.

“Stafi teknik do ta përgatisë planin për ndeshjen dhe pastaj u përket lojtarëve që ta përdorin atë në fushë. Ata janë përgjegjës për çdo gjë të mirë që ka ndodhur deri më tani”,

“Ne duhet të punojmë në organizimin defansiv dhe jemi 100 për qind të përqendruar dhe të vetëdijshëm se çfarë po bën kundërshtari ynë. Nuk është e vështirë ta analizosh Liverpoolit, është e vështirë t’i kundërsulmosh sepse ata kanë shumë cilësi individuale dhe kolektive. Ata janë të mrekullueshëm”. 

(Kosova Sot)