Djali i Ronaldos i shënon 12 gola në dy ndeshje për Juventusin

  • 17 April 2019 - 14:27
Djali i Ronaldos i shënon 12 gola në dy ndeshje për Juventusin

Cristiano Ronaldo nuk është i vetmi yll në Juventus. Djali i tij, Cristiano Ronaldo Junior, po shkëlqen me ekipin e fëmijëve të Juventusit në çdo ndeshje.

Së fundi, Cristiano Ronaldo Junior i shënoi 12 gola në dy ndeshjet për Juventusit, që po garon në një turne në Madiera, vendlindjen e Cristiano Ronaldos në Portugali

Tetë-vjeçari i shënoi shtatë gola në ndeshjen e parë, e cila përfundoi me rezultat 25:0 kundër Maritimos, dhe pesë gola të tjera në ndeshjen e dytë, kundër Kamachit, që përfundoi me rezultat 15:1.

Ronaldo ka bërë të ditur se djali i tij i ngjason atij shumë, pasi që edhe ai e urren të humbasë. Madje në një intervistë, Ronaldo ka bërë të ditur se i biri i kishte thënë se do të bëhej më i mirë se ai, e ky ia kishte kthyer duke i thënë se do ta kishte shumë të vështirë ta arrinte një gjë të tillë.

“Atij i pëlqen shumë të garojë, nuk i pëlqen të humbasë dhe do të bëhet si unë, jam 100 për qind i sigurt për këtë gjë. Do t’ia mësoj atij disa gjëra, por ai do ta zgjedhë vetë rrugën e tij. Unë do ta mbështes për çfarëdo”, ishte shprehur Ronaldo. 

(Kosova Sot)