Salah, njëri ndër 100 njerëzit me më së shumti ndikim në botë

  • 17 April 2019 - 15:22
Salah, njëri ndër 100 njerëzit me më së shumti ndikim në botë

Ylli egjiptian i Liverpoolit, Mohamed Salah, është zgjedhur njëri ndër 100 njerëzit me më së shumti ndikim në botë nga revista prestigjioze “Time”. Ai është protagonist në njërën prej gjashtë ballinave të kësaj reviste.

Në një intervistë me revistën prestigjioze Time, sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah, foli për herë të parë për rëndësinë e barazisë gjinore dhe u bëri thirrje të gjitha burrave në vendlindjen e tij dhe vendeve të tjera të Lindjes së Mesme që t’i trajtojnë gratë me më shumë respekt.

“Mendoj se ne duhet ta ndryshojmë mënyrën se i trajtojmë gratë në kulturën tonë. Gjendja nuk është e përsosur”, është shprehur Salah.

Egjiptiani vazhdoi duke thënë se duke e parë se si trajtohen gratë në kulturën e vendit të tij dhe në Lindjen e Mesme, ai e ka ndryshuar mendimin e tij sa i përket problemeve të barazisë gjinore.

“Unë i mbështes gratë më shumë sesa asnjëherë më parë sepse ndiej që gratë meritojnë më shumë sesa që marrin për momentin”.

Pasi e drejtoi ekipin kombëtar të Egjiptit në Kupën e Botës 2018 për herë të parë pas 28 vjetësh, Salah u bë një ikonë në Egjipt dhe në atë rajon. Në intervistën me Time, ai tha se tifozët e futbollit në Lindjen e Mesme e shohin atë si djalin e tyre.

Salah, 26-vjeçar, e pranoi se të qenit shembull për atë regjion krijon më shumë presion te ai, mirëpo ai ndihet krenar me këtë gjë, që e motivon atë të bëhet futbollist edhe më i mirë.

“Të jem egjiptiani i parë në këtë situatë – askush s’e ka arritur një gjë të tillë para meje – kjo është një ndjenjë më ndryshe”, shtoi Salah.

Salahu u emërua në listën e Time prej 100 njerëzve me ndikimin më të madh në botë. Ai është protagonist në njërën prej gjashtë ballinave të këtij edicioni të Time. Brenda revistës, tifozi i Liverpoolit dhe ylli i HBO, John Oliver, shkruan për Salahun, të cilin e quan “figurë ikonike për egjiptianët, tifozët e Liverpoolit dhe myslimanët kudo në botë”. 

(Kosova Sot)