Edy Reja prezantohet si trajner i Kombëtares së Shqipërisë

  • 17 April 2019 - 16:42
Edy Reja prezantohet si trajner i Kombëtares së Shqipërisë

Ashtu siç edhe pritje,  Edoardo Reja është trajneri i ri i Kombëtares së Shqipërsië.

Në konferencën për shtyp të organizuar në zyrat e FSHF, presidenti Armand Duka ka zyrtarizuar ish-trajnerin e Napolit dhe Lazios si pasues të Christian Panuccit në krye të kuqezinjve. 

Reja ka firmosur deri në fund të kualifikueseve të Euro 2020 dhe nëse do të arrihet objektivi atëherë mund të flitet edhe për rinovimin e marrëveshjes ashtu siç e konfirmoi edhe vetë trajneri 73-vjeçarin.

Presidenti Duka nga ana e tij i uroi fat Edy Rejas në këtë eksperiencë të parë në krye të një ekipi kombëtar, ndërsa italiani gjithashtu falënderoi presidentin për mundësinë që i dha. 

Reja së fundi ishte trajner i Atalantas, por është një nga trajnerët me më së shumti eksperiencë në Itali.

(Kosova Sot)