Messi vs Ronaldo: Shuhet ëndrra për një finale në Ligën e Kampionëve mes tyre

  • 17 April 2019 - 17:53
Messi vs Ronaldo: Shuhet ëndrra për një finale në Ligën e Kampionëve mes tyre

Pas eliminimit të Real Madridit, kampionit në fuqi, nga Liga e Kampionëve, u duk sikur ishte e shkruar për ne që ta shohin Lionel Messin dhe Cristianon duke u përballur në finale të kësaj gare.

Por, një gjë e tillë nuk është më e mundshme sepse Ajaxi e tronditi Juventusin në Torino, njëlloj siç bëri me Madridin një fazë më herët, duke e eliminuar në çerekfinale.

Portugezi, i cili shpesh zhduket në fazën grupore, del në skenë në fazën e eliminimit direkt. Ai e shënoi golin hapes në Torino të martën mbrëma, pasi kishte shënuar edhe në Amsterdam, por Ajaxi u rikthye dhe fitoi 2:1. Het-triku u tij kundër Atletico Madridit e çoi “Zonjën e vjetër” në çerekfinale, e cila dështoi aty.

Ndërkohë, Messi është ende duke e udhëhequr Barçën drejt Wanda Metropolitanos. Superylli argjentinas shënoi dy gola kundër Manchester Unitedit dhe tashmë i ka 10 gola në tetë ndeshje në Champions këtë sezon.

Janë bërë gati dhjetë vite që prej kur kjo dyshe e papërsëritshme u takua në finale të vitit 2009, kur Messi e shënoi golin e mrekullueshëm me kokë për ta mposhtur Manchester Unitedin dhe Cristianon.

Mbase ajo ishte hera e parë dhe e fundit që ata takohen në finale duke qenë se karrierat e të tyre po vijnë drejt perëndimit. 

(Kosova Sot)