Barça tallet me Solskjaerin në Twitter pas kualifikimit në gjysmëfinale të LK-së

  • 17 April 2019 - 19:54
Barça tallet me Solskjaerin në Twitter pas kualifikimit në gjysmëfinale të LK-së

Barcelona fitoi në Camp Nou ndaj Manchester Unitedit me rezultat 3-0 dhe kështu u kualifikua në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve me rezultat total 4-0.

Në ndeshjen e fundit mes këtyre skuadrave Lionel Messi shënoi dy gola dhe normalisht që argjentinasi ishte lojtari i ndeshjes.

Pas ndeshjes pesë herë Topi i Artë ishte fytyra e postimit të Barçës në Twitter, por nëpërmjet postimit klubi spanjoll vendosi ta thumbojë trajnerin e Djajve të Kuq, Ole Gunnar Solskjaer.

Normalisht që e gjitha kjo u bë hit në rrjetet sociale nga tifozët, por edhe në mediat e mëdha sportive.

(Kosova Sot)