Man City kërkon përmbysje ta përmbysë Tottenhamin për një vend në gjysmëfinale

  • 17 April 2019 - 19:57
Man City kërkon përmbysje ta përmbysë Tottenhamin për një vend në gjysmëfinale

Manchester City e mirëpret Tottenhamin në Etihad Stadium sonte në orën 21:00, në përpjekje për ta arritur gjysmëfinalen e dytë në Ligën e Kampionëve.

Por, nëse skuadra e Pep Guardiolës dëshiron ta përsërisë klasin e vitit 2016 dhe t’i mbajë gjallë shpresat për quadruple (katër trofe) këtë sezon, atëherë duke ta përmbysë humbjen 1:0 nga ndeshja e parë në Londër.

Spurs kanë epërsi minimale nga ndeshja e parë, falë golit të Son Heung-min, në përpjekje për ta arritur gjysmëfinalen e parë që prej vitit 1962.

Tottenham do të jetë pa sulmuesin kryesor Harry Kane, i cili u lëndua në ndeshjen e parë javën e kaluar dhe mund ta ketë humbur sezonin.

(Kosova Sot)