Rekordi fantastik i Ronaldos që nga hera e fundit që s’u kualifikua në gjysmëfinale

  • 18 April 2019 - 09:48
Rekordi fantastik i Ronaldos që nga hera e fundit që s’u kualifikua në gjysmëfinale

Disfata ndaj Ajaxit i dha fund rekordit të mrekullueshëm të Cristiano Ronaldos, sa i përket kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Portugezi kishte arritur të jetë në mesin e katër skuadrave të fundit në garën më prestigjioze të Evropës për 11 nga 12 sezonet e fundit. Tani, ai nuk do të garojë në gjysmëfinale për herë të parë që nga vitit 2010.

Që nga atëherë, gjatë këtyre nëntë sezone në Ligën e Kampionëve, Ronaldo i ka shënuar 104 gola në po aq ndeshje, si dhe i ka asistuar 28 të tjera. 71 prej ndeshjeve të zhvilluar i ka fituar ndërsa katër herë ka përfunduar me medalje të artë.

Shpresat e Cristiano Ronaldos që t’ia fitojë Juventusit titullin e Ligës së Kampionëve kanë marrë fund, të paktën për këtë vit, pasi që një tjetër superparaqitje e Ajaxit i eliminoi italianët në fazën çerekfinale.

Golat e shënuara nga Donny van de Beek dhe Matthijs de Lift e përmbysën rezultatin pas golit të parë të shënuar nga Ronaldos. Kjo përballje përfundoi me rezultat të përgjithshëm 3:2 për klubin holandez, që e eliminuan ish-klubin e Ronaldos, Real Madridin, në fazën paraprake.

Juventusi i harxhoi 100 milionë euro për ta sjellë Ronaldon në Torino me shpresën se me vete ai do ta sjellë edhe triumfin në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi portugez është pesë-herë fitues i kësaj gare. Fillimisht ai e kishte fituar këtë titull me Manchester Unitedin në vitin 2008, e pastaj e fitoi katër herë me Real Madridin, përfshirë këtu tri sezonet e fundit.

Mirëpo, fitorja tronditëse e Ajaxit i dha fund në mënyrë dramatike këtyre ëndrrave, duke bërë që në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të mos jetë Ronaldo për herë të parë që nga viti 2010, kur Real Madridi u eliminua në fazën e 1/8 të finales.

(Kosova Sot)