“Man Unitedi i Solskjaerit s’është më i mirë se i Mourinhos”

  • 18 April 2019 - 10:43
“Man Unitedi i Solskjaerit s’është më i mirë se i Mourinhos”

Ish-mesfushori i Manchester Unitedit e Liverpoolit, Paul Ince, beson se Manchester Unitedi ka ecur prapa pas emërimit të Ole Gunnar Solskjaerit në pozitën e trajnerit permanent. Ince beson se “Djajtë e kuq” po luajnë pikërisht ashtu siç kishin luajtur edhe me Jose Mourinhon.

Trajneri portugez Jose Mourinho u shkarkua nga detyra e trajnerit të Manchester Unitedit më 18 dhjetor të vitit të kaluar, pasi skuadra e tij e kishte filluar sezonin mjaft keq, duke thyer disa rekorde negative, transmetonPuna e  Mourinhos në “Old Trafford” ishte vënë më së shumti në dyshim për shkak të marrëdhënieve të këqija që portugezi i kishte me lojtarë kryesorë në skuadrën e tij dhe mungesa e aftësisë për ta nxjerrë më të mirën nga skuadra e tij.

Këto kritika fillimisht dolën të jenë të sakta pasi që Ole Gunnar Solskjaer arriti ta ringjallë Manchester Unitedit menjëherë, sapo u emërua si trajner i përkohshëm në vend të Mourinhos.

Solskjaer e fitoi një kontratë trevjeçare me klubin anglez, pasi që Manchester Unitedi e kishte rigjetur formën dhe vetëbesimin. Megjithatë, kjo formë e mirë është zhdukur së fundi dhe skuadra e tij ka pësuar disfatë në pesë nga shtatë ndeshjet e fundit, duke u eliminuar nga Liga e Kampionëve, FA Cup, si dhe duke dalë jashtë top katërshes së Premierligës.

Ince e pranon se tani Manchester Unitedi ka hasur në telashe të mëdha dhe e ka vlerësuar situatën në Old Trafford.

“Ole e ka një punë shumë, shumë të vështirë – të ecë përpara me këtë skuadër. Ajo që më shqetëson mua është se që kur Ole u emërua trajner permanent, Manchester Unitedi duket si një skuadër tjetër”, është shprehur Ince.

“Njerëzit duhet të kenë durim sepse Manchester Unitedit është milje larg rivalëve. Ata po luajnë në një mënyrë tjetër. Kur Solskjaer ishte trajner i përkohshëm, ata krijonin rast pas rasti. Tani që e ka marrë punën e trajnerit permanent, ata kanë ecur prapa”.

“Unë gjithmonë kam thënë se presioni mbi të do të shtohej edhe më shumë nëse ai do ta merrte punën e trajnerit permanent. E kam thënë këtë gjë para disa muajve. Kjo ishte arsyeja pse e thashë”.

“Ata e kanë humbur rrugën dhe tani nuk po luajnë më ndryshe sesa që luanin nën drejtimin e Jose Mourinhos. Ata po i lejojnë kundërshtarët t’i kundërshtojnë. Nuk po them se Manchester Unitedi ka bërë gabim, por ata nuk menduan se gabuan as kur e morën Louis van Gaalin ose Jose Mourinhon në fillim”.

(Kosova Sot)