Pas eliminimit të Cityt në Ligën e Kampionëve, reagon edhe Arijanet Muriqi

  • 18 April 2019 - 12:42
Pas eliminimit të Cityt në Ligën e Kampionëve, reagon edhe Arijanet Muriqi

Manchester City është eliminuar nga Tottenham Hotspurs në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Kjo ka bërë që reprezentuesi i Kosovës, Arijanet Muriqi të humb rastin për të koleksionuar një medalje nga Liga e Kampionëve.

Pas kësaj ka reaguar edhe portieri shqiptar duke thënë se do të rikthehen më të fortë se kurrë më parë.

Ai në llogarinë personale ka publikuar një imazh me zemër të thyer dhe vetëm disa minuta më vonë ka bërë një premtim.

“Ne do të kthehemi edhe më të fortë”, ka shkruar njëzetvjeçari në llogarinë personale në Instagram.

Theksojmë se lojtari ka pasur deri më tani pesë paraqitje në të gjitha garat për kampionin në fuqi të Ligës Premier. 

Ndryshe, Murici ka kontratë të vlefshme me Citizens deri në vitin 2021 ndërsa në tregun e transferimeve kushton rreth një milion euro.

(Kosova Sot)