Ylli i Juventusit e humb sezonin shkaku i lëndimit

  • 18 April 2019 - 17:44
Ylli i Juventusit e humb sezonin shkaku i lëndimit

Mesfushori i Juventusit, Sami Khedira, ka konfirmuar se për të sezoni ka mbaruar para kohe, pasi ka vendosur t’i nënshtrohet operimit në gju.

Khedira i ka zhvilluar vetëm 17 ndeshje deri tani këtë sezon, për shkak të lëndimeve të shumta dhe tani ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se do të heqë dorë nga pjesa e mbetur e sezonit për t’u futur nën thikë.

“Pas katër muajve dhembje të vazhdueshme në gju, disa ditë më shumë se në të tjerat, kam vendosur t’i nënshtrohem operimit, në mënyra që ta shëroj plotësisht. Planifikoj të operohem në dy javët në vazhdim”, shkroi Khedira në Twitter.

“Tani përqendrimi im i plotë është të rikthehem 100 për qind i gatshëm sezonin e ardhshëm”, shtoi ai.

Juventusi mund ta siguroi titullin e tetë radhazi në Serie A këtë fundjavë nëse e fiton qoftë një pikë ndaj Fiorentines, por tashmë ka mbetur jashtë Ligës së Kampionëve dhe Kupës së Italisë.

(Kosova Sot)