Arsenali paralajmërohet para ndeshjes me Napolin: “Sonte mund të vijë një surprizë e bukur”

  • 18 April 2019 - 18:05
Arsenali paralajmërohet para ndeshjes me Napolin: “Sonte mund të vijë një surprizë e bukur”

Mungojnë vetëm pak orë nga super ndeshja mes Napolit dhe Arsenalit, e vlefshme për çerekfinalet e kthimi të Europa League.

Elseid Hysaj me shokë do të duhet të përmbysin humbjen 2-0 të pësuar në fushën e anglezëve, në “Emirates Stadium”.

Për “Topçinjtë”, nga minuta e parë, janë të gatshëm dy shqiptarët, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi.

Ata janë paralajmëruar nga presidenti, Aurelio De Laurentiis. Ai, në përfundim të drekës së organizuar nga UEFA me drejtuesit e “Topçinjve”, i ka dhënë zemër skuadrës para ndeshjes.

“Në Champions jemi përballur me skuadra më të vështira se kjo dhe kemi luajtur në mënyrë shembullore. Arsenali na ka befasuar në ndeshjen e parë, por besoj se mbrëmjen e sotme mund të vijë një surprizë e bukur…”, deklaroi ai.

“Mund të besojmë tek Ancelotti, i cili është një trajner me  një eksperiencë të madhe”.

“Megjithatë, nuk arrij ta kuptoj rregullin e golit në udhëtim, është një kriter i gabuar, që mund të hiqet në sezonin e ardhshëm”, ka thënë mes tjerash De Laurentiis.

(Kosova Sot)