Kjo video po bën xhiron e botës, Pochettino imiton Cristianon dhe Simeonen

  • 18 April 2019 - 19:25
Kjo video po bën xhiron e botës, Pochettino imiton Cristianon dhe Simeonen

Pochettino nuk është përmbajtur pas kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino, ka festuar si i çmendur në dhomat e zhveshjes pasi skuadra e tij e eliminoi Manchester Cityn e Pep Guardiolës.

Video e tij duke festuar në dhomat e zhveshjes, është bërë virale edhe për shkak të mënyrës së festimit dhe është shpërndarë nëpër botë.

Pochettino është parë duke festuar sikur Cristiano Ronaldo dhe Diego Simeone, (me tope).

Përveç trajnerit, edhe lojtarët ishin jashtëzakonisht të lumtur pas 90 minutave të zjarrta në Etihad Stadium, ku u shënuan 7 gola dhe Totenhami u kualifikua falë vlerës së golit mysafirë. 

(Kosova Sot)