Skriniar ia bën me dije Juventusit e Napolit, Interi e do titullin e Serie A

  • 18 April 2019 - 20:19
Skriniar ia bën me dije Juventusit e Napolit, Interi e do titullin e Serie A

Milan Skriniar, e tashmja dhe ardhmja e Interit, i cili thotë se është afër nënshkrimit të kontratës deri më 2023 me zikaltrit ku do të ketë edhe përmirësime të kushteve ekonomike, e kërkon sezonin e ardhshëm titullin e kampionit.

 Milan Skriniar, qendërmbrojtësi i zikaltërve, ka folur për “Sky Sport” në prag të sfidës kundër Romas, e vlefshme për javën e 33-të të kampionatit italian.

Sllovaku është gati ta mbyllë në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin me kualifikimin në edicionin e ardhshëm të Champions League, por nuk ka fshehur ambicien për të fituar titullin në të ardhmen, duke filluar nga sezoni 2019/20.

“Objektivi është që të kthehemi në Champions. Më pas, shpresa është të përmirësojmë pozicionin e vitit të kaluar”, tha ai.

“Jemi të tretët, por kemi akoma një mundësi për të dalë të dytët, duke parë se nuk kemi luajtur akoma me Napolin”.

“Sa na mungon për të luftuar për titullin? Këtë vit shumë, por nga sezoni i ardhshëm duam të luftojmë për vendet e para”, shtoi ai mes tjerash.  

 “Gianlucadimarzio.com”, pas disa muajsh negociata, është arritur marrëveshja

mes palëve për rinovimin e kontratës

Klubi nga “Giuseppe Meazza” dhe përfaqësuesit e futbollistit kanë arritur marrëveshje dhe 24-vjeçari do të nënshkruajë kontratë të re deri në vitin 2023. Ai do të përfitojë 3 milionë euro në sezon, plus bonuse.

Skriniar po luan sezonin e dytë në “Giuseppe Meazza”.

Deri më tani, 24-vjeçari ka bërë 80 paraqitje në të gjitha garat për Interin dhe ka shënuar edhe 4 gola. 

(Kosova Sot)