Varin fanellën e Milanit në tribunë dhe ofendojnë Bakayoko me “banane”

  • 18 April 2019 - 20:53
Varin fanellën e Milanit në tribunë dhe ofendojnë Bakayoko me “banane”

Tifozët e Lazios duket se kanë kaluar çdo limit të mundshëm.

Gjatë ndeshjes Lazio-Udinese, e luajtur të mërkurën dhe fituar nga bardhekaltërit, në “Curva Nord”, grupimi i tifozëve lacialë, duke kujtuar gjestin e Bakayoko dhe Kessie me fanellën e Acerbit, janë hakmarrë në mënyrën më të ulët të mundshme. 

Në fillim kanë varur fanellën e Milanit si “të kryqëzuar” dhe më pas kanë nisur të këndojnë korin “Po po po, po po po, kjo banane është për Bakayoko!”.

(Kosova Sot)