Chelsea kualifikohet n’gysmëfinale të Europa League pas spektaklit në “Stamford Bridge”

  • 18 April 2019 - 22:56
Chelsea kualifikohet n’gysmëfinale të Europa League pas spektaklit në “Stamford Bridge”

Chelsea ka prekur gjysmëfinalen e Europa League, pasi e ka eliminuar 5-3 Slavia Pragen me rezultat të përgjithshëm, 4-3 përfundoi sfida e dytë në “Stamford Bridge”.

Chelsea dhe Slavia Praga kanë dhuruar spektakël në “Stamford Bridge”, sfidë që përfundoi me 7 gola të shënuar – katër për vendasit, tre për mysafirët.

Chelsea e nisi furishëm takimin dhe gjeti golin e epërsisë në minutën e 5’ me anë të Pedro Rodriguez, pas një aksioni të bukur të vendasve dhe asistit fantastik të Oliver Giroud.

Pak minuta më vonë, në atë të 10’, pas një loje të bukur sërish të vendasve, ku u përfshin Hazard dhe Pedro, detyruan mbrojtësin 27-vjeçar, Simon Deli, të shënojë autogol, për rezultatin 2-0.

Në minutën e 17’, Chelsea e gjeti edhe golin e tretë.

Ishte sulmuesi, Oliver Giroud, ai që shënoi për 3-0, pas një asisti nga ana e Pedro Rodriguez, që ia ktheu borxhin francezit, pasi asistoi te spanjolli për 1-0.

(Kosova Sot)