Kush me kë do të përballet në gjysmëfinale, orari i ndeshjeve

  • 18 April 2019 - 23:36
Kush me kë do të përballet në gjysmëfinale, orari i ndeshjeve

Arsenal, Chelsea, Valencia dhe Eintracht Frankfurt janë katër skuadrat që kanë prerë biletën për në gjysmëfinale të Europa League.

“Topçinjtë” eliminuan një skuadër të fortë si Napoli, me rezultat të përgjithshëm 2-0, triumfuan nga 1-0 në të dy takimet, në Angli e Itali.

Chelsea e mposhti në udhëtim 0-1 Slavia Pragën dhe 4-3 në shtëpi, duke u kualifikuar pas triumfit me rezultat të përgjithshëm 5-3.

Valencia, që triumfoi 3-1 në ndeshjen e parë në udhëtim, ka triumfuar 2-0 në shtëpi, duke u kualifikuar më rezultat të përgjithshëm 5-1.

Natë interesante ka qenë ajo në Gjermani në ndeshjen Eintracht Frankfurt – Benfica.

Mysafirët triumfuan në shtëpi javën e kaluar 4-2 dhe u duk se janë me një këmbë në gjysmëfinale. Por, në Gjermani, Eintracht Frankfurt bëri paraqitje fantastike dhe triumfoi 2-0, duke u kualifikuar në gjysmëfinale falë vlerës së golit mysafirët.

Në gjysmëfinale, Arsenali do të ketë punë me Valencian, kurse Chelsea me Eintracht Frankfurtin.

Arsenali ndeshjen e parë do ta zhvillojë në shtëpi, kurse të kthimit në Spanjë, derisa Chelsea ndeshjen e parë e luan në udhëtim, ndërsa atë të kthimit në Angli.

Ndeshjet do të zhvillohen me 2 dhe 9 maj.

(Kosova Sot)