Katër skuadra në kërkim të dy vendeve të lira për gjysmëfinale

  • 19 April 2019 - 11:34
Katër skuadra në kërkim të dy vendeve të lira për gjysmëfinale

Sonte do të zhvillohen ndeshjet kthyese çerekfinale të “Play-Offit” të Superligës së basketbollit

Basketbolli kosovar rikthehet me ndeshjet e sontme, të vlefshme për çerekfinalen e “Play-Offin” të Superligës së Kosovës në basketboll

Trepça do ta presë Bashkimin në Mitrovicë, ndërsa Ponte Prizreni do të luajë me Rahovecin, në ndeshjet që fillojnë në orën 19:00.

Në duelet e para çerekfinale, Bashkimi e kishte mundur Trepçën me rezultat 86:73, në takimin e luajtur në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.

Në anën tjetër, Ponte Prizreni kishte fituar ndaj Rahovecit me rezultat të ngushtë, 71:70.

Plasmanin në gjysmëfinale e sigurojnë ekipet që arrijnë dy fitore.

Fituesin e çiftit Ponte Prizreni – Rahoveci në gjysmëfinale e pret Ylli, ndërsa fituesin e çerekfinales tjetër  Trepça – Bashkimi e pret Prishtina në gjysmëfinale.

(Kosova Sot)