Lajm i tmerrshëm për Xherdan Shaqirin

  • 19 April 2019 - 12:14
Lajm i tmerrshëm për Xherdan Shaqirin

Uebsajti ndërkombëtar i futbollit, Goal.com, e ka parashikuar formacionin e parë të Liverpoolit për ndeshjen kundër Cardiff Cityt dhe Xherdan Shaqiri pritet të jetë sërish në stol.

Liverpooli do ta vizitojë Uellsin të dielën, pasi që në orën 17:00 do të përballet me Cardiff Cityn, për ndeshjen e vlefshme në kuadër të javës së 35-të të këtij sezoni të Premierligës.

Në dhjetë ndeshjet e fundit të Liverpoolit, Shaqiri ka luajtur vetëm një minutë, në ndeshjen e xhiros së kaluar të Premierligës, kundër Chelseat, të cilën skuadra e Jurgen Kloppit e fitoi me rezultat 2:0. 

Mungesa e Shaqirit është vërejtur nga tifozët dhe dje një gazetar e pyeti Kloppin për situatën e 27-vjeçarit. Trajner gjerman vetëm tha se nuk ka probleme me Shaqirin dhe se është i lumtur që e ka atë në skuadër.

“Jo, jo. Gjithçka është mirë, gjithçka është mirë. Si trajner nuk të pëlqen të flasësh për këto gjëra, por asgjë nuk ka ndodhur mes nesh. Ne kemi shumë cilësi në skuadër”, është shprehur Shaqiri.

“Nganjëherë ne kemi nevojë vetëm për 15 apo 20 minuta për ta kthyer ritmin. Ai luan shumë rrallë për mënyrën se si ushtron. Kishte disa probleme me ijën e tij, por tani është mirë përsëri”.

“Ai na ka ndihmuar neve shumë dhe do të vazhdojë ta bëjë një gjë të tillë. Ju mund të jemi paksa të zemëruar me mua, por kjo gjë nuk ka rëndësi. Jam i lumtur që e kam”.

Mirëpo, përkundër kësaj deklarate dhe përkundër që Shaqiri tani është rikuperuar plotësisht nga problemet me ijën e tij, ai nuk pritet të jetë titullar as për ndeshjen e kësaj fundjave, sipas Goal.com. 

Xherdan Shaqiri i ka luajtur gjithsej 27 ndeshje për Liverpoolin këtë sezon, shumicën duke u inkuadruar nga banka rezervë gjatë pjesës së dytë të ndeshjeve. Gjatë këtyre ndeshjeve, ai i ka shënuar gjashtë gola dhe i ka asistuar tri të tjera.

Image

(Kosova Sot)