NBA: Golden State i hakmerret Oklahomas, fiton edhe Philadelphia

  • 19 April 2019 - 12:42
NBA: Golden State i hakmerret Oklahomas, fiton edhe Philadelphia

Golden State Warriors hakmerren menjëherë për humbjen në përballjen e dytë në “Oracle Arena” me Los Angeles Clippers, duke dominuar 105-132 në “Staples Center”, ku shkëlqeu veçanërisht Kevin Durant me plot 38 pikë, ndërsa Stephen Curry shtoi edhe 21 pikë të tjera për kampionët në fuqi.

Warriors i dhanë drejtimin e duhur sfidës së në periodën e parë me një rezultat të pjesshëm 24-41. Nuk mundën të bënin më shumë Ivica Zubac, që realizoi 18 pikë e kontrolloi 15 topa poshtë koshit, dhe Lou Williams, heroi i takimit të shkuar për Clippers, që e mbylli takimin me vetëm 16 pikë. Warriors marrin kryesimin e serisë me rezultatin 2-1, me takimin e radhës që zhvillohet po në “Staples Center”.

Falë paraqitjes së jashtëzakonshme të Derrick, White, që realizoi 36 pikë, shifër që shënon edhe rekordin e karrierës së tij, San Antonio Spurs morën avantazhin e serisë (2-1) pasi mposhtën 118-108 Denver Nuggets.

Pas White në radhët e teksanëve shkëlqeu edhe DeMar DeRozan, që 21 nga 25 pikët e tij i realizoi në pjesën e dytë. Për Denverin më i miri ishte Nikola Jokic me 22 pikë, 7 asiste dhe 8 “rebound”. Edhe sfida e katërt e këtij dueli do të luhet po në  “AT&T Center” të San Antonios.

Sukses në Lindje për Philadelphia 76ers, që fituan 115—131 në parketin e Brooklyn Nets, duke marrë kryesimin e serisë (2-1). 31 pikë realizoi Ben Simmons (rekord personal pikësh në sfidat play off), si dhe dha 9 asiste, ndërsa Tobias Harris shtoi 29 pikë dhe 16 “rebound” për 76ers, duke kompensuar në njëfarë mënyrë mungesën për arsye dëmtimi të Joel Embiid. 

Rezultatet:

Brooklyn Nets-Philadelphia 76ers 115-131 (1-2)

San Antonio Spurs-Denver Nuggets 118-108 (2-1)

Los Angeles Clippers-Golden State Warriors 105-132 (1-2)

(Kosova Sot)