Mourinho i tregon Liverpoolit si ta ndalë Messin

  • 19 April 2019 - 14:47
Mourinho i tregon Liverpoolit si ta ndalë Messin

Lionel Messi ka qenë në formë të jashtëzakonshme gjatë këtij sezoni, mirëpo ish-trajneri i shkarkuar i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, beson se Liverpooli mund ta ndalë atë në gjysmëfinale nëse arrin t’ia krijojë një mbrojtje si kafaz rreth tij. 

Gjiganti i Premierligës, Liverpooli, e mposhti lehtësisht të mërkurën Porton, me rezultat 4:1, për ta siguruar një vend në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve me rezultat të përgjithshëm 6:1.

Pas kësaj arritjeje, skuadra e Jurgen Kloppit tani do të përballet me Barcelonën në gjysmëfinale të kësaj gare evropiane. Për ta siguruar vendin në gjysmëfinale, Lionel Messi i ndihmoi Barcelonës ta mposhtë Manchester Unitedin me rezultat të përgjithshëm 4:0. 

“Messi është duke e kaluar një sezon fenomenal dhe tani që Juventusi dhe Cristiano Ronaldo janë eliminuar, ai e di se Topit i Artë është aty duke e pritur”, është shprehur Mourinho.

“Është e lehtë ta kuptosh Messin, por nuk është e lehtë ta krijosh një kafaz rreth thij për ta kontrolluar sepse ai vjen nga krahu i djathtë, por pastaj qëndron në mes. Është shumë e vështirë”.

“Kur Messi e ka topin dhe të sfidon një kundër një, ti je i vdekur. Kjo është arsyeja pse asnjëherë nuk më ka pëlqyer qasja një kundër një në përballjet me Messin. Messi është një kafaz. Ti duhet ta krijosh një kafaz”.

Dy golat e Messit kundër Manchester Unitedit, por edhe paraqitja e tij në përgjithësi në atë ndeshje, bëjnë që Messi të shpërblehet nga faqja zyrtare e Ligës së Kampionëve të UEFA-s me çmimin për lojtarin më të mirë të javës. 

Për ta fituar këtë çmim, Messi e mposhti Heung-Min Sonin e Tottenhamit, Roberto Firmino e Liverpoolit dhe Matthijs de Ligtin e Ajaxit. Kjo është hera e katërt këtë sezon që argjentinasi e fiton këtë çmim.

(Kosova Sot)