Zbulohet e ardhmja e Olivier Giroud

  • 19 April 2019 - 15:33
Zbulohet e ardhmja e Olivier Giroud

Sulmuesi francez nuk e ka ndërmend të largohet nga “Blues” edhe pse nuk po luan rregullisht

Olivier Giroud pritet të qëndrojë në Chelsea së paku edhe një vit

“Blues” po mendojnë t’ia vazhdojnë kontratën edhe për 12 muaj.

Trajneri Maurizio Sarri e do në ekip sulmuesin francez edhe një sezon.

“Kam biseduar me drejtuesit e klubit para dy ditësh dhe kemi arritur marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit. Prandaj, Giroud do të mbetet tek ne”, ka thënë Sarri.

Nga ana tjetër, ish-sulmuesi i Arsenalit është i frustruar me mungesën e hapësirave në “Stamford Bridge”, por ai është i vendosur ta bind trajnerin italian me kualitetin që e posedon. 

(Kosova Sot)