“Nëse në Itali nuk e duan Cristianon, le të vijë në klubin që nuk është dashur kurrë të largohet, Madrid”

  • 19 April 2019 - 16:22
“Nëse në Itali nuk e duan Cristianon, le të vijë në klubin që nuk është dashur kurrë të largohet, Madrid”

U kthye Zinedine Zidane, pse të mos kthehet edhe Cristiano Ronaldo?

Në fakt, tashmë duket se fushata ka nisur për ta parë edhe njëherë Cristiano Ronaldon me fanellën e bardhë në “Santiago Bernabeu”.

CR7 është kritikuar shumë pas eliminimit të Juventusit nga Liga e Kampionëve, për shkak se me të arritur në Torino, Ronaldo kishte thënë: “Juventusi më ka blerë për ta fituar Championsin”.

Sido që të jetë, këto kritika nuk janë normale për askënd në klubin e “Zonjës së Vjetër”, sepse CR7 nuk mund të bëjë asgjë i vetëm – s’janë normale as për Josep Pedrerol të “El Chiringuito de Jugones”, njeriu që një vit më parë konfirmoi largimin e portugezit pas nëntë viteve në Madrid.

Në fakt, ai do të dëshironte që Ronaldo të kthehej në Bernabeu dhe nëse e ka bërë këtë Zidane, pse s’mund ta bëjë edhe CR7?

“Nëse në Itali nuk e duan Cristianon, le të vijë në klubin që nuk është dashur kurrë të largohet, në Real Madrid”, ka thënë Josep Pedrerol.

Ronaldo me realin ka fituar 16 trofe, 4 të Ligës së Kampionëve.

Ai ka shënuar 450 gola në të gjitha garat në 438 paraqitje – 12 gola më shumë se ndeshje.

(Kosova Sot)