Spalletti, Icardi e Martinez meritojnë të jenë startues

  • 19 April 2019 - 17:06
Spalletti, Icardi e Martinez meritojnë të jenë startues

Spalletti ka lavdëruar dyshen e sulmit, Icardi dhe Martinez dhe ka konfirmuar se cili do që të startojë – meriton të jetë në 11-she.

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, ka folur para gazetarëve në prag të ndeshjes me Romën, që do jetë përcaktuese për sigurimin e një vendi në zonën Champions.

Ai ka folur edhe për shumë tema tjera, ne veçanti për dyshen e sulmit, Lautaro Martinez e Mauro Icardi.

“Zona Champions? Të konkurrosh me Romën në gjashtë ndeshjet e fundit të kampionatit, do të thotë se jemi të rrethuar nga disa ekipe që kanë qëndruar në krye të ligës sonë për shumë vite. Për ne, është një moment shumë i rëndësishëm”, deklaroi ai.

“Lautaro apo Icardi? E kam të vështirë të them se kush do të luajë sepse duhet të bëj disa vlerësime”, u shpreh Spalletti.

“Të dy ata janë shumë mirë dhe prandaj zgjedhja do të bëhet në bazë të gjendjes së secilit, por në këtë moment është e vështirë për mua sepse që të dy e meritojnë të luajnë”.

Spalletti ndër të tjera foli edhe për Valeron dhe Brozovicin.

Ai tha se “Borja ia ka dalë:, kurse “gjendja e Brozovic do të vlerësohet sot, sepse është stërvitur veçmas deri më tani. Nuk duam të rrezikojmë”

Trajneri i Interit i dërgoi sinjale edhe Ivan Perisicit se pre më shumë nga ai, sidomos në ndeshjet e mbetura, që janë jetike për zikaltrit synimi i të cilëve është pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve. 

(Kosova Sot)