Dzeko në Inter? Reagon Spalletti

  • 19 April 2019 - 18:18
Dzeko në Inter? Reagon Spalletti

Luciano Spalletti nuk ka dashur të flasë për spekulimet që e lidhin Dzekon me Interin.

Sipas mediave italiane, Edin Dzeko po luan sezonin e fundit me fanellën e Romës. 33-vjeçari dëshiron të ndërrojë ambient dhe raportohet se Interi është destinacioni i mundshëm.

Por, trajneri i zikaltërve, Luciano Spalletti, duke mos dashur të flasë për boshnjakun, tha se Interi ka tashmë dy super sulmues.

“Dzeko te Inter? Le të flasim për lojtarët e mi. Në atë rol ne kemi dy lojtarë si Icardi dhe Lautaro që janë duke bërë shumë mirë. Për merkaton pyesni Ausilion”, deklaroi Spalletti.

Dzeko është pjesë e Romës që nga vit 2015, kur u transferua nga Manchester City për 4 milionë euro në formë huazimi dhe 11 të tjera me opsionin e blerjes.

Në total, me fanellën e Romës, Dzeko ka shënuar 86 gola në 171 paraqitje.

(Kosova Sot)