Mustafi dhuron spektakël, por Emery nuk i besoi sërish kundër Napolit

  • 19 April 2019 - 18:46
Mustafi dhuron spektakël, por Emery nuk i besoi sërish kundër Napolit

Ashtu si javën e kaluar në “Emirates”, Mustafi u la në stol edhe për ndeshjen në “San Paolo”.

Edhe pse mbrëmë nuk u preferua kundër Napolit, ku Arsenali fitoi 1-0 dhe u kualifikua në gjysmëfinale të Europa League, kjo s’do të thotë që mbrojtësi shqiptar nuk është në nivelin e “Topçinjve”.

Në fakt, ai ka publikuar një video gjatë ditës së sotme ku shihet duke dhuruar spektakël në Itali me disa prekje magjike të topit.

27-vjeçari ka bërë 37 paraqitje këtë edicion për Arsenalin, duke shënuar 3 gola.

(Kosova Sot)