Messi gati 600 gola me Barcelonën: “Çfarë të them për të… po i shijojmë magjitë e tij”

  • 19 prill 2019 - 20:03
Messi gati 600 gola me Barcelonën: “Çfarë të them për të… po i shijojmë magjitë e tij”

Valverde nuk gjen fjalë për të përshkruar magjikun Messin, para përballjes me Real Sociedadin.

42 ndeshje, 45 gola, 21 asistime – Lionel Messi po shijon një sezon fantastik me fanellën e Barcelonës.

Kundër Real Sociedadit Messi do të kërkojë të arrijë shifrën e 600 golave me katalunasit. Në 679 paraqitje, ai ka shënuar 697 gola.

“Messi është në një formë fantastike, afër 600 golave me Barcelonën? Do të doja të kisha një shumëllojshmëri fjalësh, por çfarë mund të them për Leon… ai po thyen të gjitha rekordet, dhe të gjithë e dinë se ai do të vazhdojë të thyejë”, tha Valverde.

“Për shkak të kësaj, publiku gjithmonë pret diçka të veçantë prej tij dhe ata e marrin gjithmonë atë”.

“Ne e dimë se kush është Messi, çfarë do të thotë nga një këndvështrim global dhe e shijojmë atë çdo ditë”, shtoi Valverde. 

(Kosova Sot)