S’ka minuta për Zhegrovën, Baseli e mposhti Sionin e Lenjanit, Kasamit dhe Kukelit

  • 19 April 2019 - 21:57
S’ka minuta për Zhegrovën, Baseli e mposhti Sionin e Lenjanit, Kasamit dhe Kukelit

Pasi luajti për 75 minuta në barazimin 0-0 të Baselit me Grasshoppersin, Zhegrova është rikthyer të jetë në stol.

Marcel Koller e lavdëroi talentin e Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, para ndeshjes me Sionin, por nuk e aktivizoi për asnjë minutë në ndeshjen që Baseli mori tri pikë duke fituar 3-0.

Kjo është ndeshja e pestë që Zhegrova qëndron gjatë gjithë kohës në stol.

Nga minuta e parë për Baselin startoi Taulant Xhaka, ndërsa Albian Ajeti nuk ishte i ftuar. Kurse për Sionin luajtën Lenjani dhe Kasami, kurse Kukeli qëndroi në stol. 

(Kosova Sot)