Gattuso: Paqueta dhe Romagnoli janë gati

  • 19 April 2019 - 23:02
Gattuso: Paqueta dhe Romagnoli janë gati

Paqueta dhe Romagnoli janë gati për lojë dhe pritet të kenë minuta të shtunën kundër Parmës.

Të shtunën, Milani do të përballet me Parmën për javën e 33 në Serie A, ndeshje e cila do të zhvillohet nga ora 12:30.

Trajneri i Kuqezinjve, Gennaro Gattuso, analizoi situatën dhe këtë ndeshje në konferencë për shtyp dhe konfirmoi se Lucas Paqueta dhe Alessio Romagnoli.

“Paqueta është shumë mirë, nesër mund të luajë. Romagnoli është mirë dhe mund të jetë i gatshëm”, tha Gattuso.

“Parma? Do të jetë një ndeshje e vështirë, në ndeshjen e fazës së parë nuk e meritonim të fitonim”.

“Duhet të jemi shumë të saktë, sepse “Tardini” është një stadium ku Milani ka ndeshur vështirësi gjithmonë”.

(Kosova Sot)