Ronaldo fiton një çmim pak ditë pasi Juventusi u eliminua nga Champions League

  • 19 April 2019 - 23:16
Ronaldo fiton një çmim pak ditë pasi Juventusi u eliminua nga Champions League

Moment special të shtunën përpara ndeshjes Juventus-Fiorentina.

Ndonëse u eliminua nga Champions League, një episod i veçantë që do të ketë për protagonist kryesor edhe një herë Ronaldon, është rezervuar në shtëpinë e bardhezinjve.

CR7 është përzgjedhur nga tifozët si futbollisti bardhezi më i mirë për muajin mars.

Pas nxehjes që do të zhvillohet para ndeshjes në “Allianz Stadium”, Cristiano do të marrë nga njëri prej anëtarëve të Juventus, çmimin “Futbollisti më i mirë për muajin i akorduar nga EA”.

Ronaldo ka bërë 38 paraqitje me Juventusin deri më tani këtë edicion dhe ka shënuar 26 gola.

(Kosova Sot)