Ibrahimovic vazhdon me super formën në MLS, 5 ndeshje, 7 gola

  • 20 April 2019 - 09:11
Ibrahimovic vazhdon me super formën në MLS, 5 ndeshje, 7 gola

Ibrahimovic ka vazhduar me formën e mirë në MLS. Ai ka shënuar golin e 7 këtë xhiro në fitoren 2-1 të Los Angeles Galaxy ndaj Houston Dynamo.

5 ndeshje, 7 gola, një asist – Zlatan Ibrahimovic e ka nisur furishëm vitin 2019 në MLS me La Galaxy.

Ibra shënoi golin e parë nga penalltia në fitoren 2-1 të Los Angeles Galaxy ndaj Houston Dynamo, që pas 7 xhirove gjendet në pozitën e dytë në MLS me 18 pikë, një më pak se Los Angeles FC, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Sezonin e parë në Amerikë, 37-vjeçari shënoi 22 gola në 27 paraqitje. 

(Kosova Sot)