United i hapur t’i dëgjojë ofertat për Lukakun, interesohen Inter, PSG dhe Bayern

  • 20 April 2019 - 09:15
United i hapur t’i dëgjojë ofertat për Lukakun, interesohen Inter, PSG dhe Bayern

Manchester Unitedi është i hapur për t’i dëgjuar ofertat për Romelu Lukakun.

Kështu raporton The Telegraph, që shkruan se “Djajtë e Kuq” nuk janë të kënaqur me sezonin aspak të mirë të 25-vjeçarit dhe kanë humbur durimin me të.

United po planifikon të rindërtojë skuadrën me Ole Gunnar Solskjær dhe Lukaku nuk bën pjesë në planet e tij pasi ka mbetur në plan të dytë, pas Marcus Rashford dhe do të shitet për ofertën e duhur.

Inter, PSG dhe Bayern Munich besohet se interesohen për belgun, i cili në të kaluarën nuk e ka fshehur dëshirën për të luajtur në Serie A. 

(Kosova Sot)