Mourinho: Pas eliminimit të Ronaldos, “Topi i Artë” po e pret Messin

  • 20 April 2019 - 11:22
Mourinho: Pas eliminimit të Ronaldos, “Topi i Artë” po e pret Messin

Sipas Mourinhos, Messi tashmë e ka fituar “Topin e Artë” për vitin 2019, të gjashtin në karrierë – do të ishte rekord historik, pasi do ta linte prapa Ronaldon me pesë.

Eliminimi i Juventusit nga Liga e Kampionëve ia ka humbur shpresat Cristiano Ronaldos për “Topin e Artë”, ndërsa sipas Jose Mourinhos, kjo nënkupton se Lionel Messi tashmë e ka prekur me një dorë këtë trofe të çmueshëm individual.

Ronaldo dhe Messi e kanë fituar nga pesë herë “Topin e Artë”, më shumë se çdo futbollist tjetër në histori dhe në rast të një triumfi të Leo Messit, që po gëzon një sezon fantastik, 45 gola në 42 ndeshje dhe 21 asiste – atëherë argjentinasi do të shkonte në 6 Topa të Artë, diçka që vështirë që do të arrijë ndonjë lojtar tjetër në histori.

Leo është favoriti numër një për shkak të statistikave magjike dhe trofeve që pritet t’i fitojë me Barcelonën.

Ai tashmë është afër triumfit në La Liga, teksa Barca është edhe në finale të Copa del Rey dhe në gjysmëfinale të Champions League.

“Messi është duke kaluar një sezon fantastik dhe, me Juventusin dhe Cristiano Ronaldon tashmë të eliminuar, ai e do se Topi i Artë po e pret atë”, tha Jose Mourinho.

(Kosova Sot)