Ronaldo 110 penallti, Messi 85

  • 20 April 2019 - 12:08
Ronaldo 110 penallti, Messi 85

Ronaldo e Messi janë në kërkim të golit të 660 në karrierë me klube. Ronaldo ka nevojë vetëm për një gol që të arrijë këtë shifër, ka realizuar 599 herë, kurse Messi ka nevojë për një het-trik sonte, deri më tani ka shënuar 597 gola. Për të arritur këto shifra magjike, ata janë ndihmuar edhe falë penalltive. Ronaldo ka pasur në dispozicion në karrierë 102 penallti (17 herë ka dështu), Messi 70 (22 herë ka dështu).

Sfidat e sotme, kundër Fiorentinës e Real Sociedadit, do të jenë të veçanta për Cristiano Ronaldon e Lionel Messin.

7-shi i Juventusit dhe 10-shi i Barcelonës, që kanë fituar nga pesë “Topa të Artë” dhe kanë qenë rival për shumë vite duke dhuruar spektakël, kërkojnë të arrijnë shifrën e 600 golave ne karrierë.

Në fakt, këtë shifër tashmë e kanë arritur, Ronaldo ka shënuar 684 gola, Messi 662. Por, bëhet fjalë për 600 gola në karrierë vetëm me klube, përjashtuar këtu golat me Portugalinë dhe Argjentinën.

Ronaldo, me Sporting Lisbonën, Manchester Unitedin, Real Madridin dhe së fundmi Juventusin, ka shënuar 599 gola, në 799 paraqitje dhe ka dhuruar edhe 190 asistime, derisa Messi, dy vite me i ri se CR7, ka realizuar 597 herë në vetëm 679 ndeshje, teksa ka dhuruar edhe 230 asistime.

Megjithatë, këto shifra të frikshme të dy legjendave nuk do të kishin qenë ndoshta nëse nuk do t’i kishin për vete edhe penalltitë.

Gjatë karrierës së deritanishme, në të gjitha ligat ku ka luajtur, CR7 ka ekzekutuar 102 penallti, 17 prej tyre i ka humbur, kurse Messi 70 penallti, 22 i ka humbur.

Në total, në të gjitha garat, Ronaldo ka pasur 110 penallti në dispozicion, 23 herë ka dështuar, kurse Messi 83 penallti, 25 herë ka gabuar nga pika e bardhë.

Numrat e frikshëm të Ronaldos e Messit janë arritur edhe falë het-trikëve të realizuar ndër vite, diçka që nuk është parë shpesh në botën e futbollit.

Ronaldo ka realizuar 46 herë nga tre e më shumë gola në një ndeshje në Ligë, kurse Messi 45 – në total edhe me Kombëtare, CR7 ka 52 het-trike në karrierë, kurse Leo 51.

Duke parë që Ronaldo është vetëm një gol larg shifrës 600 e Messi 3 gola – atëherë ndeshjet e sotme me të vërtetë do të jenë të veçanta për portugezin e argjentinasin që do të arrijnë të tjera shifra të frikshme pas rekordeve të shumta që kanë thyer ndër vite.

(Kosova Sot)