Sot s’ka VAR për t’i shkaktuar telashe Cityt sikur në Champions, i mohohet një penallti Tottenhamit

  • 20 April 2019 - 15:16
Sot s’ka VAR për t’i shkaktuar telashe Cityt sikur në Champions, i mohohet një penallti Tottenhamit

Manchester City po vazhdon të fitojë 1-0 ndaj Tottenhamit në ndeshjen që po zhvillohet në Etihad.

Por, nëse do të ishte VAR në Premierligë, ashtu siç është në Liga të ndryshme në Evropë, por edhe në Ligën e Kampionëve, atëherë rezultati do të ishte më ndryshe në ndeshjen Manchester City – Tottenham.

Në pjesën e dytë në një aksion të Tottenhamit ku përfshihet Dele Alli, Kyle Walker e prek topin me dorë, por nuk akordohet penallti për mysafirët.

Nëse të mërkurën VAR-i e eliminoi Manchester Cityn në Champions League, ata sot duhet t’i falënderohen që nuk është edhe në Premierligë dhe po marrin tri pikë shumë të rëndësishme në luftën për titull, shkruan Sky Sports Premier League.

(Kosova Sot)