Manchester City vendos të paguajë klauzolën e Joao Felix

  • 20 April 2019 - 15:45
Manchester City vendos të paguajë klauzolën e Joao Felix

Raportimet në Portugali thonë që Juventusi, Real Madridi, Bayerni e Barcelona, mund të mposhten në garën për nënshkrimin e Joao Felix.

Manchester City duket se ka vendosur që të paguajë klauzolën e talentit 19-vjeçar, prej 120 milionë eurove.

Sensacioni 19-vjeçar ka shënuar het-trikun e parë në Europa Ligë këtë muaj, por ai dhe ekipi i tij Benfica u eliminuan nga Eintracht Frankfurt duke pësuar humbje 2-0 këtë javë në Gjermani.

Juventusi, Real Madridi, Barcelona – të gjitha këto skuadra janë gjithashtu të interesuara për talentin  ri për muaj me radhë, dhe shpresojnë ta përdorin agjentin e Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes që t’ua lehtësojë nënshkrimin me yllin e ri.

Gjithsesi, kanali televizivë portugez TVI thotë që ”Citizens” po përgatiten për të paguar klauzolën 120 milionë euro që e ka në kontratë Joao Felix.

Ai ka kontratë me Benfican deri në vitin 2023.

(Kosova Sot)