Emërimi i Solskjaer ishte emocional

  • 20 April 2019 - 16:03
Emërimi i Solskjaer ishte emocional

Ole Gunnar Solskjaer ishte zgjedhja e gabuar për trajner të Manchester United, thotë ish mesfushori i kombëtares angleze, Jermaine Jenas.

Solskjaer, i cili shënoi golin fitues për United në finalen epike të vitit 1999 në Ligën e Kampionëve, e zëvendësoi Jose Mourinhon në dhjetor, së pari vetëm përkohësisht dhe pastaj nënshkroi kontratë tre vjeçare.

Ai fitoi 10 nga 11 ndeshjet e para dhe në këtë mënyrë fitoi besimin e bordit të “Djajve të Kuq”, por tani ka humbur pesë nga shtatë ndeshjet e fundit.

“Mendoj që emërimi i Oles ka qenë emocional”, tha Jermaine Jenas në një intervistë për BBC-në.

Kur Solskjaer morri drejtimin e United, ata ishin në vendin e gjashtë në Premier League dhe ishin 11 pikë larg top katërshes. Ata ende janë në vendin e gjashtë por tani janë vetëm dy pikë larg vendit të katërt që e mban Arsenali.

Norvegjezi arriti të bëjë një rikthim sensacional në Ligën e Kampionëve. Si mysafirë i Paris Saint Germain, United ishte në një disavantazh dy golësh prej ndeshjes së parë, por arritën të fitojnë duke bërë mrekullinë.

Gjithsesi kampanja e tyre në garën evropiane mbaroi këtë javë pas humbjes nga Barcelona, ku pas të dyja ndeshjeve rezultati ishte 4-0.

Të premten, Solskjaer tha që lojtarëve të tij i duhej një kthim në realitet pas rënies në formë.

Jermaine Jenas ndërkohë në pyetjen se a ishte Solskjaer emërimi i duhur për “Djajtë e Kuq”’ u shpreh kështu: “Jo, mendoj që ishte një vendim emocional dhe në çdo biznes duhen vendime që janë shumë largpamëse”.

“Alex Ferguson ishte shumë unik dhe Unitedi e ka pasur shumë të vështirë të përsërisë suksesin e arritur nga ai. Pep Guardiola kur erdhi në City nuk tha që ‘çka ka bërë Mancini para tij?’ Ai erdhi dhe bëri çka deshi vetë. Edhe Klopp kishte stilin e tij. Për këtë ka nevojë United, pasi që nuk besoj që do të gjejnë dikë që ka të njëjtin stil si Ferguson”, shtoi ai.

Tutje Jenas potencoi atë se çka bëri Mourinho, i cili sipas tij u mundua të krijojë stilin e tij të lojës në Manchester, por nuk u pranua mirë nga fansat dhe lojtarët. “Unë mendoj se ata nuk e dinë se çka janë duke bërë”. 

(Kosova Sot)