Rikthehet Neymar

  • 21 April 2019 - 09:54
Rikthehet Neymar

Pas plot tre muajve larg futbollit, pritjes së gjatë për rikthimin e Neymarit mund t’i vijë fund sot, kur Paris Saint-Germaini e mirëpret Monacon në Ligë 1.

Neymari mund të rikthehet në skuadrën e Paris Saint-Germianit për ndeshjen e ligës kundër Monacos të dielën në mbrëmje, sipas trajnerit Thomas Tuchel

Superylli braziliani nuk ka luajtur futboll që prej së e dëmtoi nyjën e këmbës në një ndeshje të Kupës së Francës kundër Strasbourgut më 23 janar.

Neymar, i cili ia ka shënuar 13 gola në po aq ndeshje në Ligë këtë sezon, u rikthye në stërvitje në fillim të këtij muaji por ende nuk është riaftësuar mjaftueshëm për të luajtur.

Por, Tuchel thotë se Neymari është shumë afër rikthimit, i cili mund të ndodhë kundër Monacos, në një ndeshje në të cilën PSG-ja mund ta sigurojë titullin në ligë, pasi e lëshoi mundësinë për ta bërë atë kundër Strasbourg, Lille dhe Nates.

“Duhet të presim, mbase të dielën, shpresoj”, tha Tuchel.

(Kosova Sot)