Barcelona mund të shpallet kampion të mërkurën

  • 21 April 2019 - 09:57
Barcelona mund të shpallet kampion të mërkurën

Barcelona është buzë fitimit të titullit në La Liga për vitin e dytë radhazi, aq afër saqë të mërkurën mbrëma mund të shpallet kampion i Spanjës edhe matematikisht.

Me fitoren 2:1 kundër Real Sociedadit të shtunën në Camp Nou, Barcelona bëri një hap të madh drejt titullit në La Liga, dhe tani mund të jetë vetëm çështje ditësh para se ta sigurojë titullin edhe matematikishi

Të martën mbrëma, Barça do të luajë në udhëtim kundër Alavesit, dhe nëse fiton e në anën tjetër Atletico humb në shtëpi kundër Valencias vetëm një ditë më vonë, të mërkurën, atëherë gjiganti katalonas do të jetë kampion edhe matematikisht.

Pra, një fitore e Barcelonës dhe një fitore e Valencias do të jenë të nevojshme për djelmoshat e Ernesto Valverdes që ta fitojnë titullin hiç më larg se të mërkurën.

Nëse nuk ndodh kështu, atëherë Barça mund ta fitojë titullin të shtunën mbrëma në Camp Nou, kundër Levantes. 

(Kosova Sot)