Crawford e mposht Khanin me nokaut, e mbron titullin

  • 21 April 2019 - 10:27
Crawford e mposht Khanin me nokaut, e mbron titullin

Boksieri amerikan Terence Crawford ka mbrojtur titullin kampion bote në peshën “welter” (pesha 64-69kg), pas fitores me nokaut teknik në raundin e gjashtë ndaj britanikut Amir Khan.

Dueli i zhvilluar në “Madison Square Garden” të Nju Jorkut u dominua dhe fitua me meritë nga Crafowrd, ende i pamposhtur në ring,35 fitore e asnjë humbje.

Gjyqtari ndali sfidën në raundin e gjashtë dhe i dha titullin Crawford, që qëndroi kampion bote dhe i pamposhtur.

“Tani e kuptoj se përse Terence është një nga më të mirët në botë. Ishte shumë i shkathët në ring, lëvizte mirë dhe kishte aftësi të jashtëzakonshme”, tha Khan.

(Kosova Sot)