Man United e tepron me kërkesa, Barça heq dorë nga Rashford

  • 21 April 2019 - 12:01
Man United e tepron me kërkesa, Barça heq dorë nga Rashford

Barcelona ka hequr dorë nga përpjekjet për ta transferuar sulmuesin e Manchester Unitedit, Marcus Rashford, për shkak të çmimit të tij shumë të lartë.

Gjiganti katalonas e vlerëson si tejet të  shtrenjtë anglezin, prandaj nuk do të tentojë ta sjellë në Camp Nou, sipas mediave britanike

Barcelona nuk është më e interesuar në Marcus Rashfordin, për shkak të çmimit shumë të lartë që Manchester Unitedi ia ka vënë atij: hiç më pak se 173 milionë euro.

Barça kishte shpresuar ta përforconte sulmin në verë me 21-vjeçarin, por kostoja e tij e bën të pamundur arritjen e këtij synimi.

Rashford i ka shënuar 13 gola dhe i ka dhuruar nëntë asiste në 42 paraqitje për Unitedin në të gjitha garat deri tani këtë sezon.

(Kosova Sot)