Zbulohet sozia e Mauro Icardit

  • 21 April 2019 - 13:26
Zbulohet sozia e Mauro Icardit

Në emisionin “Tiki Taka” të zhvilluar mbrëmjen e së shtunës e pranishme është gjithnjë në rolin e opinionistes Wanda Nara, bashkëshortja e sulmuesit argjentinas të Inter, Mauro Icardi.

Gjithsesi, ajo që befasoi të gjithë është se në studio si spektaktor ishte edhe Pavarotti Vaduva. Kush është ky? Ai është sozia i Mauro Icardi, që me pamjen e tij ka befasuar edhe vetë Wanda Nara. 

Kjo e fundit ka ftuar sozinë e bashkëshortit të saj në një darkë në Milano dhe më pas ka postuar foton, e ulur në mes të dyve. 

(Kosova Sot)