Man United e vazhdon betejën për Champions ndaj skuadrës së paparashikueshme të Evertonit

  • 21 April 2019 - 14:14
Man United e vazhdon betejën për Champions ndaj skuadrës së paparashikueshme të Evertonit

Manchester Unitedi e vazhdon të jetë në garë për top katërshe këtë sezon, i duhen tri pikë kundër një skuadre të paparashikueshme si Evertoni, për t’i mbajtur gjallë shpresat për një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer u eliminua nga gara më prestigjioze evropiane gjatë mesjavës, dhe përqendrimi i norvegjezit tani kthehet kah Premierliga, raporton Gazeta Express.

Unitedi renditet i gjashti për momentin në Premierligë me dy pikë më pak se vendi i katërt, edhe një fitore eventuale do ta rikthente në zonën Champions.

Meqë ndeshja e radhës do të jetë kundër Manchester City, Unitedit do t’i duhen të tri pikët kundër skuadrës së Marco Silvas.

Takimi nis në orën 14:30 dhe do të zhvillohet në Goodison Park.

Formacionet zyrtare:

(Kosova Sot)