Feronikeli pa problem e mposht KEK-un, Drita dhe Trepça ‘89 ndajnë pikët

  • 21 April 2019 - 16:51
Feronikeli pa problem e mposht KEK-un, Drita dhe Trepça ‘89 ndajnë pikët

Janë mbyllur dy ndeshjet e radhës që u zhvilluan gjatë ditës së sotme në kuadër të xhiros së 28 në Ipko Superligën e Kosovës.

Feronikeli, që po lufton për titull, fitoi me lehtë ndaj skuadrës tashmë të rënë një Ligë më poshtë, KEK-ut.

Nikli mori tri pikët duke e mposhtur KEK-un 4-0, në një ndeshje ku shkëlqeu Kastriot Rexha duke realizuar het-trik, që të tre golat nga penalltia, derisa golin tjetër e shënoi Jean Carioca.

Kjo fitore e rikthen Niklin në kreun e tabelës në Ipko Superligën e Kosovës.

Në ndeshjen tjetër Drita dhe Trepça ’89 kanë ndarë pikët, pasi barazuan 1-1 në Gjilan.

Traore kaloi ‘minatorët’ të parët në epërsi, ndërkohë Xhevdet Shabani barazoi në pjesën e dytë të lojës.

(Kosova Sot)