Solskjaer me dy rekorde negative, nuk i kishte ndodhur Unitedit që nga vitet 1978 e 1981

  • 21 April 2019 - 17:35
Solskjaer me dy rekorde negative, nuk i kishte ndodhur Unitedit që nga vitet 1978 e 1981

Evertoni e ka turpëruar Manchester Unitedin në “Goodison Park”, duke e mposhtur me rezultat të thellë 4-0. Kështu, Unitedi tani rrezikon seriozisht pjesëmarrjen në Champions League për sezonin 2019/20.

Manchester Unitedi i Ole Gunnar Solskjaer është mposhtur me rezultat të thellë në “Goodison Park”, nga Evertoni, skuadër që ka humbur më së shumti ndeshje në histori të Premierligës nga “Djajtë e Kuq” (36).

Kjo duket se ishte një ndeshje hakmarrëse për ta që triumfuan në shtëpi 4-0, me dy gola në pjesën e parë dhe dy në atë të dytë.

Njëherit, kjo ishte humbja e pestë në radhë e Manchester Unitedit me Ole Gunnar Solskjaer në udhëtim në të gjitha garat. Hera e fundit kur kjo i kishte ndodhur “Djajve të Kuq” ishte në mars të vitit 1981 me Dave Sexton në stol.

(Kosova Sot)