PSG-ja gaboi tri ndeshje me radhë për t’u shpallur kampion, në fund ia dhuroi titullin Lille

  • 21 April 2019 - 18:48
PSG-ja gaboi tri ndeshje me radhë për t’u shpallur kampion, në fund ia dhuroi titullin Lille

Paris Saint Germani është shpallur kampion i Ligue 1 për edicionin 2018/19 pa luajtur asnjë minutë.

Pas gabimeve në tri ndeshje me radhë për ta siguruar edhe matematikisht titullin, barazimi me Strasbourgun (2-2), humbjet me Lille (5-1) dhe Nantes (3-2), atë tashmë ia ka dhuruar rivali, pikërisht Lille.

Skuadra e dytë në renditje, barazoi 0-0 me Toulouse dhe mbeti 16 pikë prapa PSG-së, 5 ndeshje para fundit të edicionit, vetëm 15 pikë në lojë.

Ky është titulli i tetë në Francë për PSG-në (1986, 1994, 2013, 2014, 2015, 2016, 2018 dhe 2019).

Gabimi i Lille ka bërë që t’i humbet rëndësia ndeshjes mes PSG-së e Monacon, ani pse Neymari do të kthehet në aksion pas disa muajsh, për shkak se tashmë objektivi u arrit, madje pa luajtur sonte ende asnjë minutë. 

(Kosova Sot)