Arsenali nuk e shfrytëzon gabimin e Man Unitedit, humb në 'Emirates'

  • 21 April 2019 - 19:09
Arsenali nuk e shfrytëzon gabimin e Man Unitedit, humb në 'Emirates'

Arsenali është mposhtur 2-3 në Emirates nga Crystal Palace.

Arsenali i Unai Emery nuk e ka shfrytëzuar gabimin e Manchester United.

“Topçinjtë” kishin shansin të blindonin pozitën e katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve, pas dështimit të “Djajve të Kuq”, por gabuan në shtëpi, duke humbur 2-3.

Arsenali ishte gjatë gjithë kohës në ndjekje të rezultat.

Christian Benteke shënoi për 0-1 në minutën e 17’, barazoi Mesut Ozil në atë të 47’.

Wilfried Zaha 61’ dhe James McArthur 69’, shënuan dy gola të shpejtë për t’i shokuar vendasit për të dërguar rezultatin në 3-1 dhe krejt çka arritën “Topçinjtë”, ishte goli për statistika – Pierre-Emerick Aubameyang shënoi për 2-3 në minutën e 77’.

Kështu, 4 xhiro para fundit të edicionit, Arsenali është vetëm 2 pikë prapa Manchester United, 66 me 64, ashtu sic ishte një xhiro më parë – pasi dështuan dy skuadrat. Derisa Chelsea ka pushtuar pozitën e pestë me 66 pikë dhe po bëhet luftë e ashpër për zonën Champions.

(Kosova Sot)