Nokaut me pasoja, Till arrestohet nga policia

  • 21 April 2019 - 19:42
Nokaut me pasoja, Till arrestohet nga policia

Ylli anglez i UFC Darren Till është arrestuar në Tenerife të Spanjës bashkë me një grup turistësh pasi kanë shkatërruar një hotel dhe taksi. 

Arrestimet janë bërë në Costa Adeje dhe ylli i MMA Till thuhet të jetë pjesë e grupit. 

Till, i cili u mposht nga Jorge Masvidal në maj, thuhet të jetë ndalur nga policia pasi është larguar me një taksi teksa shoferi po i fuste valixhet në bagazh. 

26-vjeçari i shoqëruar nga disa të tjerë o qëndron në një hotel në Tenefire dhe thuhet të ketë thyer shumë orendi dhe mobilje. 

Pasi u përjashtuan nga hoteli, ata shkuan në një vend tjetër ku nuk u lejuan të hynin. 

Mbase nokauti i pësuar disa javë më parë e ka lënë me pasoja luftëtarin anglez. 

(Kosova Sot)