“Presion? Mentaliteti i futbollistëve është i jashtëzakonshëm”

  • 21 April 2019 - 20:48
“Presion? Mentaliteti i futbollistëve është i jashtëzakonshëm”

Klopp është shprehur i lumtur me pikët e fituara në fushën e Cardiff City.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka komentuar fitoren e marrë në fushën e Cardiffit.

“Redsat” triumfuan 2-0 me golat e Georginio Wijnaldum në minutën e 57’ dhe James Milner nga penalltia në minutën e 81’.

“Mund të kishte qenë një lëkurë bananeje për në, mund të kishim rrëshqitur dhe e dinim. Djemtë u treguan të jashtëzakonshëm”, ka thënë gjermani për “BBC”.  

“Ndryshimi i kohës i bëri gjërat më të vështira. E dinim se duhej të tregoheshim të duruar dhe t’i bënim gjërat në mënyrën e duhur. Fusha ishte shumë e thatë dhe nuk ishte e lehtë të bëheshin pasimet”. 

“Mënyra si i kemi shënuar golat ka qenë e mrekullueshme. Nuk ka dyshime për penalltinë, sepse ai e mbajti lojtarin tonë për pesë ose gjashtë minuta”.  

“Presioni? Unë flas për vete dhe nuk e kam ndier. Ne duhet t’i bëjmë gjërat siç dimë, nuk mund të ndryshojmë. Mentaliteti i lojtarëve është i jashtëzakonshëm. Është një sezon i vështirë, por edhe pozitiv për ne”, ka përfunduar Klopp. 

(Kosova Sot)